Pas 5 javësh përballje me pneumoninë, Papa Françesku ka lënë spitalin në Romë. Ndërsa u largua nga aty, Ati i Shenjtë u prit nga një turmë e madhe njerëzish. Pasi i përshëndeti, Papa iu drejtua një kishe në kryeqytetin italian e më pas u rikthye në Vatikan.
Një ditë më parë, mjekët e paralajmëruan daljen e Papa Franceskut nga spitali, por thanë se ai duhet të shmangë takimet me grupe të mëdha njerëzish dhe duhet të evitojë mbingarkesën për t’u rikuperuar plotësisht.
Ati i Shenjtë ishte shtruar në spitalin Gemelli më 14 shkurt pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.