Ish-pronari i mori jetën, kunati i Nexhmije Haradinit mes lotësh: Gratë mundohen të punojnë dhe në fund e pësojnë për shkak të njerëzve të ligj

Kunati i Nexhmije Haradinit e cila u vra pak ditë më parë nga ish pronari i biznesit ku punonte, 50-vjeçari Arsim Morina, në një intervistë për gazetaren Majlinda Kovaçi.

Intervista e plotë është publikuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në Neës24.

Kunati shprehet se e ndjera punonte në furrën e bukës prej 8 vitesh me ndërprerje por në fund nuk ka pranuar të rikthehet në punë.

“Ishte gruaja e vëllait tim, ka punuar në atë furrë 8 vite, e ndërpreu disa herë punën.
3 herë e ka larguar ai nga puna dhe më pas ajo nuk ka pranuar të rikthehet. Jam i bindur që e ka bërë për xhelozi pse nisi një punë tek konkurrenti i tij. Kurrë nuk kemi pasur asgjë të keqe me askënd. Lajmin e kemi marrë vesh pasi erdha nga puna dhe pashë një tubim dhe më thanë një grua është e vrarë. Më tregoi një komshie. Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra. Gratë mundohen të punojnë e t’i ndihmojnë burrit dhe në fund e pësojnë për shkak të njerëzve të ligj”, tha ai mes lotësh, duke shtuar se i vjen keq kur shënjestër e sulmeve të tilla janë gratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu