Taktizimet e pakuptimta dhe tetarin politik që po e bën Bashkimi Demokratik për Integrim me analizat e stërzgjatura dhe me shtirjen kinse po bisedojnë për formim të qeverisë, duket se brenda vetes ngërthejnë një plan për ta shpëtuar Gruevskin. Siç kalojnë ditët aq më shumë del në shesh plani i BDI-së që shtirjen kinse po bisedojnë ta vazhdojnë deri pas zgjedhjeve lokale, kjo shtyrje do ju mundësonte atyre që qeveria aktuale t’i organizojë zgjedhjet lokale. Gjatë zgjedhjeve edhe një herë ta vënë në funksion tërë kapacitetin e tyre për t’i manipuluar zgjedhjet dhe për të dalë fitues, e menjëherë pas tyre të shpallin zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Kjo duket se është mënyra e vetme që të shpëtojë Gruevski, e bashkë me të edhe udhëheqësit e BDI-së. Frika që e detyron këtë parti të futet në këso lojëra duket se është një sondazh për të cilin flitet këto dit, sondazh ky i cili Lëvizjen BESA e nxjerr fitues absolut në zgjedhjet e ardhshme./infoshqip.com