Bilall Kasami hap bulevardin e rëndësishëm për Tetovën dhe rrethinën

Në qytetin e Tetovës, sot u bë promovimi i segmentit të parë i bulevardit “V.S. Bato”,

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor u përurua si dëshmi e punës dhe përkushtimit të qeverisë aktuale gjatë këtij mandati. Bulevardi i ri nuk përfaqëson vetëm asfalt dhe beton, por është konsideruar si një arterie e re jetësore për komunitetin lokal.

Në prani të Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti, kryetari Kasami tha se ky nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një investim në dinjitetin e qytetarëve tanë, duke vënë në pah rëndësinë që ka ky zhvillim për jetën e përditshme të banorëve të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu