“Zërat për afrim me BDI-në, shpërthejnë dorëheqjet e para në ASH-në e Taravarit”

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, po përballet me lëkundje të brendshme, ndërsa kanë nisur dorëheqjet e para në strukturat e saj. Këto zhvillime vijnë pas zërave gjithnjë e më të zëshëm se partia mund të shkoj bashkë me BDI-në zgjedhje lokale.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të partisë, është njoftuar se pas dorëheqjes së Bujare Abazit, në vend të saj është emëruar Idirz Orana.

Vetë nënkryetarja Abazi kishte lënë të kuptohej për pakënaqësitë e saj përmes një postimi në Facebook disa ditë më parë, ku shkruante: “E që nga mbyti dyftyrësia, sikur të ju njohin ashtu siç ju di unë”, duke shtuar edhe fjalinë domethënëse: “me shkas.”

Këto zhvillime hedhin dyshime mbi stabilitetin e brendshëm të partisë dhe ngrejnë pyetjen nëse kjo është vetëm dorëheqja e parë që paralajmëron pakënaqësi më të gjera brenda radhëve të ASH-së, pas zhvillimeve të fundit që flasin se kjo parti do të braktisë koalicionin VLEN për të bashkëpunuar me BDI-në në zgjedhjet lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu