Taravari: Gëzohem që VV, LD, Alternativa dhe L.Besa kanë rënë dakord që të bëhen një parti, ASH-ja nuk ka pasur ftesë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përshëndeti iniciativën e partive që janë pjesë e koalicionit VLEN që të shkrihen në një të vetme, por siç tha, deri te ASH-ja nuk ka pasur një ftesë të tillë, por nëse do të ketë, Taravari tha se do të shqyrtohet

“Sinqerisht unë e dëgjova tash duke ardhur, z.Mexhitin. ne e kemi diskutuar për shkrirje të VLEN-it prej në korrik të vitit të kaluar e më pas aspak nuk është hapur kjo temë. Unë gëzohem që ata kanë ra dakord, Vetëvendosje, LD-ja, Alternativa dhe Besa që të shkrihen dhe e përshëndes këtë aktin. Aleanca për shqiptarët do të mbetet si subjekt që do të tentoje të bashkëpunojë nëse këta do të shkrihen në një parti. Deri të ne nuk ka ardhur ashtu ftesë, nëse vjen, do ta shqyrtojmë”, tha Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu