Mexhiti: Taravari, i vetmi që e sheh si opsion bashkëpunimin me BDI-në! LD-ja, L.Besa, Alternativa dhe VV-ja do të shkrihen në VLEN

I pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se, Arben Taravari është i vetmi nga liderët e koalicionit që e sheh si opsion bashkëpunimin me BDI-në që siç tha, duhet të sqarohet para opinionit publik pasi nuk mund edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në, shkruan TV21. Mexhiti tha se nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në pasi sipas tij, humbë kuptimi i asaj për të cilën kanë votuar shqiptarët, ndërkohë që bëri të ditur se brenda javës, do të ketë një iniciativë që Lëvizja Demokratike, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosje të shkrihen në VLEN.

“I vetmi që ka dilema, dhe që e sheh si opsion të mundshëm bashkëpunimin me BDI-në, është z.Taravari. Vleni është një antipod i BDI-së dhe nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në. Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në humbë kuptimi i ndryshimit, humbë kuptimi i asaj për të cilën e kemi kërkuar votën. Ne si subjekte brenda VLEN-it, po shqyrtojmë mundësinë që VLEN, ta dëgjojmë votuesin shqiptar, sepse në të kaluarën ka kërkuar unifikimin e opozitës shqiptare, tash kërkon që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it dhe besoj që brenda javës do të ketë edhe iniciativë për VLEN-i të jetë një opsion. Të gjithë brenda VLEN-it, katër subjektet politike LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosja dhe përkrahësit e VLEN-it kërkojnë këtë, shkrirjen e tij dhe i vetmi që ka dilema është z.Taravari që duhet të sqarojë opinionin se nuk mundet edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në”, tha Izet Mexhiti./ TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu