Profesori universitar Arafat Shabani i bashkohet Lëvizjes BESA

Lëvizja BESA me këmbëngulësi po e vazhdon paktin e bërë me popullin shqiptar të Maqedonisë dhe kjo po reflektohet edhe me personalitete që i bashkëngjiten për çdo ditë në Lëvizjes BESA. Përveç inkuadrimeve të të intelektualëve të shumtë, sot kemi nderin opinionin e gjerë ta njoftojmë se Lëvizjes BESA i bashkohet edhe njeriu i cili ndër të gjithë qytetarët e Gostivarit mbahet mend si njeriu i idealit, profesionist, akademik i theksuar dhe i para së gjithash njeri i ndershëm, Dr. Arafat Shabani. Zotëri Arafat Shabani është profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në disa universitete jashtë shtetit, hulumtues, këshilltarë, dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve shkencore në lëmin e psikologjisë, kulturës dhe komunikimit.
Bashkëngjitja në Lëvizjen BESA e kuadrove të këtij kalibri, e thellojnë edhe më tepër bindjen se Lëvizja BESA është alternativa e vetme që jep shpresë se gjërat mund të ndryshohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu