Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka qenë në qendër të vëmendjes pas incidentit me Gjestin, të cilin e goditi me shuplakë në momentin e largimit nga shtëpia. Situata solli shumë reagime në rrjete sociale dhe përfundoi me shoqërimin e tij nga Policia, për t’u liruar mëngjesin pasardhës, duke deklaruar se ishte provokuar vazhdimisht.
Por tashmë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendje: llogaria e tij në Instagram është fshirë ose çaktivizuar.
Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje personale për të shmangur presionin dhe komentet negative, apo një veprim i përkohshëm. Publiku mbetet në pritje të një reagimi apo sqarimi nga vetë Jozi në ditët në vijim.