Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen e tij se në vitin 2030 vendi do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua në postin më të lartë ekzekutiv – dhe ajo do të vijë nga radhët e Partisë Socialiste.
Deklaratat e Ramës janë bërë gjatë një aktiviteti të zhvilluar të premten, ku ai theksoi se “dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është aq e largët sa mund të dukej deri dje”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai u shpreh i sigurt se do të rikthehen në vitin 2030 për të mbështetur kryeministren e re, një grua.
“Mbajeni mend sot këtë fjalë, dhe në 2030 do të shikohemi përsëri, se do vijmë të mbështesim kryeministren grua. Tani do të fillojnë të gjithë të thonë ‘ku, ku’, por do shikohemi përsëri në 2030. Jam i bindur që dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është aq e largët sa mund të dukej deri dje. Dhe nuk e diskutoj fare – ajo do të jetë socialiste”, ka thënë Rama.