Burime zyrtare nga policia greke bëjnë me dije se10.129 shqiptarë janë dëbuar për 2016. Edhe ky vit ka filluar me kthimin e shqiptarëve emigrant të parregullt, të cilët përbëjnë numrin më të madh të të ktherve me forcë për në vendin e tyre.
Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, autoritetet greke kanë kthyer me forcë 1,149 huaj të kombësive të ndryshme për muajin e janar. Bëhet fjalë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm të ardhur nga vendet e treta në Greqi.
Numri më i madh i të kthyerve për muajin janar të 2017:
– Shqipërinë 503 persona.
– Pakistani 159
– Iraku 149
– Algjeri 64
– Gjeorgjia 37
– Afganistani 29
– Iran 24
– Maroku 23 persona.
Theksohet se një vit më parë (2016) numri total i të kthyerve në vendet e tyre ishte 19.151 klandestin, nga ku 10.129 ishin shqiptarë..