Kampionia e botës në freestyle ‘turpëron’ Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (FOTO-VIDEO)

Yjet e Arsenalit, ndër ta edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë qenë pjesë e një sfide interesante.

Lojtarët e Arsenalit janë përballur me disa nga lojtarët më të aftë në botën e futbollit, por edhe ata dukeshin të befasuar nga këmbët gjeniale të kampiones së botës në ‘freestyle’, Lisa Zimouche, transmeton Telegrafi.

Granit Xhaka, Alex Oxlade-Chamberlain, Hector Bellerin dhe Shkodran Mustafi ishin ata që pranuan sfidën e 17-vjeçares për t’i bërë ballë driblimeve të saj, si pjesë e një reklame të markës së njohur të prodhuesit të makinave Citreon.

Oxlade-Chamberlain ishte i pari që arriti të shmang përpjekjet e kampiones së botës për t’ia futur topin në mes të këmbëve të tij.

Xhaka u mbrojt mirë gjatë driblimeve të Zimouches përcjell Telegrafi, por në një rast arrit të rrezohet në tokë, ku u krijuan të qeshura te futbollistët tjerë që kërkonin ndëshkim me kartonë të kuq për mesfushorin.

Ndërsa, Mustafi e pësoi më së keqi, pasi përfundoi si i humburi i sfidës, me kampionen e cila ia përfundoi topin në mes të këmbëve.

Sfida u quajt: Cili mund të mbijetojë aftësitë e Lisa Zimouche? /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu