VMRO-DPMNE: Nuk lejojmë që LSDM ta realizoj platformën shqiptare

Nga VMRO-DPMNE janë kërcënuar se nuk do të lejojnë që LSDM të realizojë platformën e partive shqiptare.

Nga partia e Nikolla Gruevskit kanë ftuar edhe një herë Zoran Zaevin që të pranojë zgjedhje të reja parlamentare me qëllim që si[ thuhet, t’i jepet fund krizës politike.

“Në vend të kësaj Zaevi vendosi të ikë, të fshihet dhe të ofrojë garanca dhe lëshime me çmim të interesave nacionale, vetëm që të vijë në pushtet dhe ta evitojë vullnetin e qytetarëve pa zgjedhje. Nëse Zaev mundohet të shtyjë platforma dhe agjenda në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve, VMRO-DPMNE do të bëjë mos që ti mbrojë interesat nacionale”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell “SHENJA”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu