Vari veten, zbulohet arsyeja pse i dha fund jetës i riu shqiptar (FOTO)

Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën e tij.

Sergei Cenolli, 26-vjeç u gjet sot i varur nga familjarët e tij në fshatin Vashtëmi të Korçës.

Cenolli ishte i dënuar 6 vjet për transportim të armëve luftarake, ndërsa i kishin mbetur edhe dy vjet për të kryer dënimin.

Ai kishte marrë leje, ndërsa sot do t’i duhej të kthehej në burgun e Drenovës, shkruajnë mediat shqiptare.

Por, cila është arsyeja që i riu i dha fund jetës së tij?

Burime nga policia e Korçës thonë se pas marrjes në pyetje të familjarëve të djalit, mendohet se shkak i krimit është bërë fundi i një lidhjeje mes tij dhe një vajzë, por kjo pistë mbetet ende e pakonfirmuar.

Siç duket nga profili i tij në Facebook, Cenolli ishte shumë i dhënë pas vajzës me të cilën kishte një lidhje dhe mesa duket nuk ka mundur ta përballojë ndarjen nga ajo, duke kryer më pas aktin e rëndë.

Megjithatë, pritet zbardhjeve e shkaqeve që çuan në aktin e vetëvrasjes së 26-vjeçarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu