Anëtari i lartë i VMRO-së, Antonio Miloshoski thotë se, partia të cilës i takon ai është i gatshme të rifilloj bisedimet me BDI-së.
“Ne jemi parti e hapur. Me BDI-në tradicionalisht kemi pasur bashkëpunim të mirë. Nëse nga ana e tyre shprehet interes, ne jemi të gatshëm ti rifillojmë bisedimet për krijimin e qeverisë së re”, theksoi Miloshoski për TV21.
Ai tha se, gjatë bisedimeve të mëparshme, BDI-ja nuk ka kërkuar garanci me shkrim për një marrëveshje eventuale.
“Me BDI kemi qenë një kohë të gjatë në pushtet dhe gjithmon është respektuar fjala e dhënë. Ndërsa marrëveshja dështoi për shkak të gjuhës shqipe dhe jo Prokurorisë Speciale”, deklaroi Miloshoski. (INA)