Zekiri: Organet po më ndjekin, por nuk do të më frikësojnë

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muhamed Zekiri ka njoftuar se është duke u hetuar nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Madje, Zekiri shkruan se policia sot ka vizituar shtëpinë e tij. Ai këtë e ka cilësuar si akt me prapavijë politike, duke theksuar se askush nuk do ta frikësojë atë. Ja edhe postimi i tij i plotë:

“Antikorrupsioni, Policia Financiare dhe Krimi i Organizuar në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme ka kryer bastisje në shtepinë time dhe ka dhjetë ditë që më ndjekin. Policia sot ka vizituar shtëpinë time. Dua t’i porosisë se mund të hulumtojnë dhe bastisin sa t’ju dojë shpirti, as nuk do t’më frikësojnë e as t’më demotivojnë, përkundrazi edhe më shumë do t’më japin forcë dhe motiv për të vazhduar luftën kundër kriminelëve të vërtetë. E vërteta do të triumfojë, drejtësi do të ketë. Po të ishit në detyrë dhe po të hulumtonit dhe luftonit kundër krimit gjatë viteve të fundit edhe shteti do të lulëzonte. Krim mund të gjeni vetëm tek kriminelët e vërtetë, tek urdhërdhënësi juaj Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorët e tyre”, shkruan Muhamed Zekiri në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu