Nesër me fillim në ora 13 në hotel Arka në Shkup pritet të mbahet takimi i rradhës mes liderëve politik shqiptarë në Maqedoni dhe kjo me iniciativë të liderit të LR PDSH Ziadin Sela, shkruan Zhurnal.
Takimi thiret nga Sela pas refuzimit që atë ta bëj lideri i Besës, Bilall Kasami. Ndërkohë që në këtë takim do të bisedohet lidhur me ofertën e dhënë nga Zoran Zaev për marrjen e nënshkrimeve të deputetëve shqiptarë dhe më pas dorëzimit të tyre tek presidenti Ivanov për të marrë mandatin.
Ndërkohë që si mësohet deri më tani përgjigje pozitive për takim ka dhënë vetëm lideri i BDI Ali Ahmeti ndërsa Kasami dhe Thaci akoma jo.