Përfaqësuesit e LR-PDSH-së në emër të Aleancës për Shqiptarët më së voni deri nesër do të takohen me përfaqësues të LSDM-së ku do diskutojnë rreth propozim-ligjit të shqipes dhe pikat e tjera të Deklaratës së përbashkët.
Këtë e konfirmoi për TV21 Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në