Si në shumë qytete tjera ditën e sotshme edhe dibranët dolën në protesta kundër EVN-së me një ultimatum dhjetëditor për plotësimin e kërkesave të tyre, informon DibraIme.com
Të organizuar nga Shoqata “1$ For Dibra”, dibranët protestuan kundër çmimit të larta të faturave, heqjes së taksës për kyçje në rrjet dhe 33%-ëshin, dërgesën e faturave edhe në gjuhën shqipe, si dhe arkëtuesit të jenë nga Dibra dhe të njohin gjuhën shqipe.
Për këtë problem muaj më parë ka debatuar edhe Këshilli komunal i Dibrës, mirëpo kërkesat deri më sot nuk janë realizuar. Protestuesit gjithashtu kërkojnë që të mbahet edhe një protestë tjetër, kësaj radhe kundër Hidroelektranës në Shpile që akumulon ujërat e liqenit të Dibrës dhe ku dibranët janë të pa-përfaqsuar sepse puntorët janë nga qytetet tjera./InfoShqip.com