Erdoğan paralajmëron ndryshime rrënjësore në strukturat ushtarake të Turqisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, në intervistën e tij të parë për një stacion televiziv vendor, paralajmëroi reforma rrënjësore të strukturave ushtarake dhe strukturë të re të komandës kryesore ushtarake në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tij, për shkollimin e personelit ushtarak do të angazhohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare ndërsa në krye të komandës së forcave të armatosura do të jetë ministri i Mbrojtjes Kombëtare.

“Të gjitha urdhërat e forcave të armatosura (tokësore, marinës, forcave ajrore) do të jenë nën kompetencaat e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, jo të Ministrisë, por drejtpërdrejt të ministrit. Përveç kësaj, në varësi të negociatave me opozitën, në qoftë se pranohet pakoja e ndryshimeve, planifikojmë që Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe atë të shërbimit të inteligjencës Kombëtare (MIT) ta vendosim drejtpërdrejtë nën kompetencat e presidentit”, ka thënë Erdoğan.

Erdoğan njoftoi heqjen e shkollave të deritanishme ushtarake dhe paralajmëroi formimin e një institucioni ombrellë-Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili do të mbledh të gjitha degët e shkollave ushtarake, të cilat do të jenë në nivel të fakultetit.

“Shkollat ushtarake do të mbyllen. Paralelisht me mbylljen e shkollave ushtarake, do të hapen mundësitë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollave profesionale, që të regjistrohen në Akademinë Ushtarake. Megjithatë, akademia ushtarake do të jetë nën një çati, do të formohet Universiteti i mbrojtjes Kombëtare, ku do të jenë shkollat e forcave tokësore, detare dhe ajrore”, tha presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu shtoi se do të bëjë disa ndryshime në shkollimin e xhandarmerisë, gjegjësisht policisë ushtarake.

“Do të formohet akademia për polici ushtarake. Kjo akademi do të jetë një qendër që do të prodhojë kuadro serioze”, tha Erdoğan.

Presidenti turk theksoi se të gjitha spitalet ushtarake do të jenë nën kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përveç kësaj, kantieret detare ushtarake do të jenë në kompetencë të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare. Erdoğan tha se më këtë rast, sektori privat do të ketë potencial për funksionim shumë më efikas.

“Në vend të tre-katër viteve, një fregatë do të jetë gati për dy deri në dy vjet e gjysmë”, ka thënë Erdoğan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu