Çështjet janë të qarta dhe nuk kemi se çka flasim më. Kështu tha deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në emisionin 200 në Alsat-M. Gashi tha se Lëvizja BESA ka mbështetur BDI-në dhe ajo është artikuluar në Deklaratën e Përbashkët të partive shqiptare. Në momentin kur Ligji për gjuhën shqipe do të vijë në Kuvend, deputetët e Lëvizjes BESA do ta votojnë atë. “Nuk është e vërtetë se kjo tryezë bëhet për shkak të ligjit. Ai është një takim mes dy partive politike për një marrëveshje për pjesëmarrje në qeveri. Ata do mund të na e dërgonin ligjin mund të kërkonin këshilla, por ata asnjëherë nuk na e dërguan ligjin ta shohim, ata nuk e duan Besën në këtë proces”, tha Gashi.