Amnesty International: Sulmet e fshehta politike po pengojnë punën e PSP-së

“Akuzat të cilat vijnë pas zbulimit të korrupsionit nga viti 2015 parandalohen me sulme të fshehta politike, ndërsa mbrojtja e dëshmitarëve është e kufizuar”, ka shkruar “Amnesty International”.

“Prokuroria Speciale u formua në tetor të vitit 2015 me qëllim hetimin e funksionarëve të implikuar në skandalin e përgjimeve, por edhe të hetojë politikanët e implikuar në krim.

Prokuroria vazhdon që të përballet me trysni për kryerjen e punës së saj.

Në tetor të vitit të kaluar Kuvendi nuk e votoi propozimin për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale i cili skadon në qershor të vitit 2017, ndërkaq nuk është votuar edhe propozimi për përmirësimin e mbrojtjes së dëshmitarëve”, thekson “Amnesty International”.

Gjitashtu, duke theksuar rolin e të drejtave të njeriut, AS e kritikon sjelljen e Maqedonisë ndaj refugjatëve që shkojnë në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu