Shiheni si e ka ndryshuar qëndrimi në Francë Ramush Haradinajn (FOTO)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tash e disa javë po vazhdon të qëndrojë në Francë.

Haradinaj është duke qëndruar në Francë në pritje të vendimit të autoriteteve franceze në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

Derisa ai pret muajin mars kur edhe do të mbahet seanca e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim, Haradinajn po e vizitojnë shumë miq e familjar, shkruan Magazina.al

Edhe sot vizitë tek haradinaj ishte biznesmeni Adnan Hyseni nga Peja, i cili njihet për aksionet e shumta humanitare.

Nga fotografia që ka publikuar Hyseni, Haradinaj shihet se gjatë qëndrimit në Francë e ka ndryshuar pamjen e tij, pasi ka hequr flokët, përciellë Magazina.al

Ndryshe, gjithë shqiptarët janë duke pritur fillimin e muajit mars për ta pritur në Kosovë Haradinajn, pasi gjasat për ekstradimin e tij në Serbi janë të pakta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu