“Maqedonasit janë të frustuar pasi që BDI do t’i largohet parimit që jemi marrë vesh më herët, pra fituesi me fituesin të formojë Qeveri”, i ka shpjeguar Gruevski ministrit britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan, njofton Portalb.
Sipas kumtesës së VMRO-DPMNE-së, edhe pse BDI në të kaluarën ka insistuar që ai të bëhet ligj, ata nuk janë pajtuar me atë.
Mysafirin, Gruevski e ka njoftuar se në Maqedoni ka krizë politike, e cila duhej të zgjidhet me zgjedhje, të cilat i fitoi VMRO-DPMNE me 51 deputetë, ndërkaq oponenti LSDM fitoi 49.
“Pasi jemi shtet multietnik ka një rregull në të cilën në të kaluarën partitë shqiptare kanë kërkuar që i njëjti të bëhet ligj dhe jo vetëm parim. VMRO-DPMNE atëherë theksoi se më mirë është që të ngelet në nivel të parimit pasi që është e jashtëzakonshme që të bëhet ligj, ky është ai parimi që fituesi te partia shqiptare dhe ai te partia maqedonase të formojnë Qeveri”, ka theksuar Gruevski gjatë takimit.