VMRO-DPMNE akuza ndaj Shqipërisë

Pas paktit mes LSDM-së dhe BDI-së, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski VMRO-DPMNE ka publikuar një komunikatë ku kundërshton tërësisht veprimet e fundit të partisë shqiptare.

Kjo sipas VMRO-së është një përpjekje për të injoruar vullnetin e shumicës së maqedonasve, por dhe pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike pjesë e koalicionit.

Sikurse raporton Zhurnal, në njoftimin për shtyp thuhet se “realizimi i platformës nga Tirana zyrtare dhe përpjekjet për të imponuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, paraqet një ripërcaktim të Republikës së Maqedonisë, që bie në kundërshtim me karakterin multi-etik të shtetit”.

VMRO akuzon BDI se ka prishur rregullin e koalicionit të partive fituese mes bllokut maqedonas dhe atij shqiptar, pa marrë parasysh nëse BDI do të bëjë ose jo qeveri me LSDM-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu