Është vetëm 4-vjeç, por duket si një 80-vjeçar

Një djalë është vetëm 4 vjeç, por ai duket sikur një 80-vjeçar. Bayezid Hossain nga Bangladeshi, është një fëmijë 4-vjeç me një sëmundje të rrallë të quajtur “Progeria”, ku lëkura varet dhe plaket para kohe në krahasim me moshën.

Ajo konsiston në plakjen e hershme të lëkurës dhe sipas Debashis Bishëas, një konsulent nga Spitali Qendror Magura, në Magurë u shpreh lidhur me rastin se fëmija mund të jetojë deri në 15 vjeç.

“Daily Mial” shkruan se ky fëmijë mund të cilësohet si Benjamin Button i jetës së vërtetë.

Ndërkohë njerëzit e komunitetit ku ai banon i qëndrojnë larg. Fëmijët kanë frikë të luajnë me të, edhe pse ai është i zgjuar dhe i shkathtë si ata. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu