Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, është bërë personi më i paguar në SHBA. Ai do të merr 199 milionë dollarë nga aksionet e “Alphabet”. Kjo e bën atë të jetë drejtori ekzekutiv më i paguar në SHBA. Pichai u bë drejton tek Google pas krijimit të “Alphabet”.
Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin kanë marrë një përqindje prej 34.6 miliardë dollarëve dhe 33.9 miliardë dollarë sipas revistës “Forbes” – nga vlerësimi i aksioneve të gjigandit të kërkimit Google.
43 vjeçari Pichai iu bashkua Google në vitin 2004, ku fillimisht menaxher i produkteve si Google Chrome dhe Chrome OS, si dhe ishte përgjegjës për Google Drive, e gjithashtu mbikëqyrte zhvillimin e Gmail dhe Google Maps.
10 drejtorët ekzekutivë më të paguar në SHBA janë si më poshtë:
1. John Hammergren, McKesson: $131.2m
2. Ralph Lauren, Ralph Lauren: $66.7m
3. Michael Fascitelli, Vornado Realty: $64.4m
4. Richard Kinder, Kinder Morgan: $60.9m
5. David Cote, Honeywell: $55.8m
6. George Paz, Express Scripts: $51.5m
7. Jeffery H Boyd, Priceline.com: $50.2m
8. Stephen Hemsley, UnitedHealth Group: $48.8m
9. Clarence P Cazalot, Marathon Oil: $43.7m 10. John C Martin, Gilead Sciences: $$43.2m