“Nusen që do ta shihni në foto, nuk është si nuset e zakonshme. Është e kontestueshme që çdo nuse të argëtohet me pistoleta ose automatikë në dasmë. Megjithatë, në këtë rast, këtu bëhet fjalë për të punësuar në SPB Manastir”, thonë nga LSDM duke shtuar se në foto që po i shihni është Marija Rostovska Kaleshovska, e cila jo që vetëm është fotografuar me automatikë, por edhe me ndihmën e babait të saj ajo dhe ka gjuajtur, njofton Portalb
Sipas informatave të LSDM-së, e punësuara që shihet me automatik në dorë është tani e punësuar, ndërkaq para një periudhë të shkurtër ka marrë edhe vendim për punë në SPB Manastir, menjëherë pas mbarimit të shkollës ekonomike.
Babai i nuses i cili i ndihmon që të gjuajë me armë, është njëri ndër koordinatorët e VMRO – DPMNE-së për rajonin e Manastirit dhe është bashkëpunëtor i afërt i Nikolla Gruevskit.
“Dasma e të punësuar në MPB, e cila gjuan me armë të policisë dhe ushtrisë ka ndodhur muajin e kaluar. Kërkojmë nga MPB dhe SPB Manastir që të sqarohet se nga e ka gjetur armën e punësuara në polici”, shtojnë nga LSDM.