E ftuar në emisionin ‘’Tonight’’ në Ora News në debatin televiziv me temë ‘’Kriza e Maqedonisë dhe shqiptarët’’ diplomatja shumë e njohur, zonja Edith Harxhi, duke e analizuar skenën politike në Maqedoni u shpreh:Lëvizje BESA është një risi shumë e mirë në skenën politike shqiptare në Maqedoni, sepse shqiptarët e Maqedoni kishin nevojë të freskoheshin brenda tyre.’’ Kjo është edhe një dëshmi për rolin konstruktiv të Lëvizjes BESA dhe kontributin për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Në këtë emision i ftuar ishte edhe nënkryetari i Lëvizjes BESA, doktor Arben Labënishti.