Rregulla të rrepta në martesën mbretërore shqiptare: Elia duhet të heqë dorë nga…

Protokolli i oborrit mbretëror nuk ndryshon pavarësisht kohëve që vijnë.

Ashtu si në Britaninë e Madhe, Suedi, Danimarkë, edhe në Shqipëri ky protokoll ruhet me fanatizëm, pasi është një ndër shtyllat që dallojnë familjen mbretërore.

Në këtë protokoll përfshihet edhe martesa mbretërore. Elia Zaharia dhe Princi Leka do të martohen në tetor, e deri më tani kanë treguar disa detaje nga martesa e tyre, ndonëse shumë mbeten të pazbuluara.

E sigurt është, që Elia do të shfaqet me këtë look që e kemi parë deri më tani; ajo nuk do t’i lyejë flokët me një ngjyrë tjetër, ndërsa grimi do të jetë klasik, pa ekstravaganca. Elia Zaharia, dikur këngëtare me grupin ‘Spirit Voice’ nuk do të mund të këndojë asnjë këngë në dasmën e saj, pasi protokolli nuk ia lejon këtë.

Ajo ka rrëfyer për Lajmi.net se, një ndër mungesat më të mëdha që do të ndjejë në këtë dasëm do të jenë 8 qentë me të cilët ajo kalon kohën e lirë në oborrin mbretëror, dhe është shumë e lidhur me ta:

‘Janë antistresi më i madh i imi, por nuk do të jenë atë ditë, nuk do të ishte praktike as për qenushët as për të ftuarit. Ata na mbushin me dashuri, kujdesemi të gjithë për ta. Por gjithashtu ata kanë rregullat e veta strikte, si përshembull nuk mund të futen brenda në shtëpi. Por ndonjëherë kur nuk jam aty, Princi i shkel këto rregulla’, thotë Elia. /Lajmi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu