Jo shumë kohë më parë u përfol për një krisje në lidhjen e tyre, të cilën e mohuan, ndërsa dyshimet e reja thuhet të kenë lindur të shtunën kur Afrona zbarkoi në Prishtinë nga Zvicra dhe nuk u pa për asnjë çast me këngëtarin.
Një postim i modeles në rrjetet sociale përforcoi akoma më shumë dyshimet për ndarjen e tyre. Vetëm pak orë pas këtij postimi, modelja bukuroshe largoi të gjitha fotot që kishte në rrjetet sociale me këngëtarin e mirënjohur. Madje, ata të dy nuk janë më as miq në rrjetet sociale. Menjëherë pas saj edhe Blero largoi të gjitha fotot në shoqërinë të ish-të dashurës.
I kontaktuar nga “Summer Pages”, këngëtari nuk pranoi të jepte një përgjigje për arsyen e ndarjes nga Afrona. “Për momentin nuk kam asnjë koment për të bërë. Gjithçka do të shihet dhe qartësohet me kalimin e kohës”, i është përgjigjur shkurt këngëtari interesimit tonë rreth shkaqeve të ndarjes.
Kujtojmë se çifti e bëri publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Pas ndarjes nga aktorja e mirënjohur Teuta Krasniqi, Blero deklaroi se kishte gjetur më në fund dashurinë në krahët e biondes seksi. Në një intervistë të pak kohëve më parë, ai thoshte se marrëdhënia me Afronën ishte serioze dhe se kishin diskutuar tashmë edhe për fëmijë.
Megjithatë, duket se të dy kanë hasur probleme serioze, që kanë sjellë edhe fundin e kësaj historie dashurie. Miqtë pranë këngëtarit thonë se largësia ka qenë një ndër arsyet që Blero dhe Afrona u ftohën derisa zgjodhën ta mbyllin këtë histori.
Blero ka një karrierë të suksesshme si këngëtarë, ku duhet të udhëtojë shumë shpesh edhe në shtete të ndryshme. Nga ana tjetër edhe Afronës, e cila jeton në Zvicër, i është dashur të largohet nga i dashuri i saj për shkak të karrierë si modele. Pikërisht për shkak të largësisë, çifti nuk ka mundur t’i sheshojë konfliktet mes tyre, duke sjellë edhe këtë ndarje./balkanweb