Të kishte rrezik nga Shqipëria, Maqedonia që moti do kishte qenë një lagje e ndonjë shteti tjetër

Jemi dëshmitar kohëve të fundit se VMRO me vazalët e tij shqiptar që i ka nënshtruar gjatë këtyre 10 viteve në pushtet, janë duke u akorduar që në kontinuitet të merren me shqiptarët. Në njërën anë VMRO-ja dhe eksponentët e tij sulmojnë shqiptarët me lloj-lloj akuza, shpifje, ofendime e gjithçka që iu vjen në majë të gjuhës duke mos kursyer asgjë. Ndërsa në anën tjetër, vazali i tij BDI-ja me eksponentët e saj, duke mos pasur guxim që ta sulmojnë VMRO-në për nacionalizëm dhe shovinizëm, ata vazhdimisht merren me sulme dhe akuza ndaj Lëvizjes BESA. Pasiqë, këta të BDI-së janë bërë banal edhe që të komentohen, unë në këtë rast do t’i kisha potencuar vetëm “patriotat” e VMRO-së.
Prej se VMRO nuk arriti të formojë qeveri dhe njëkohësisht shumicë parlamentare filloi gjithçka:
-Shqiptarët qenkan ata të cilët gjoja se po e rrezikojnë Maqedoninë,
-shqiptarët qenkan ata që e mohojnë identitetin e tyre (edhe pse personalisht dyshoj në rrenjët e tyre ),
-shqiptarët po e rrezikojnë gjuhën e tyre (të cilë ua kanë vë në dyshim vëllezërit e tyre bullgarë, të cilët konsiderojnë se kjo gjuhë është vetëm një dialekt shtesë) dhe se.
-Shqipëria dhe Kosova po përzihen në punët e brendshme dhe se po imponojnë platformë të tyre me qëllim të krijimit të Shqipërisë se madhe.
Unë gjithë këtyre po ua lë këto porosi:
Ju “maqedonasit” mund të rrini të qetë se shqiptarët e Maqedonisë kanë kontribuar për këtë vend edhe më shumē se ju;
Ne kemi qenë popull shtetformues në kohën e Jugosllavisë,
Ne kemi kontribuar jashtzakonisht në ndarjen nga Jugosllavia e asaj kohe dhe rimëkëmbjen e këtij shteti që e kemi sot; dhe
Mos të harojmë se, ne i thamë JO ndarjes së shtetit në vitin 2001 kur ju edhe e ofruat një gjë të tillë.
Platforma e nënshkruar në Tiranë ka kërkesa që shqiptarët në kontinuitet po i përsërisin këto 25 vite.
Ju të dashur bashkëqytetar maqedonas duhet të kërkoni fajtorin tek VMRO-ja, gjegjësisht, ata që krimin e tyre po mundohen ta mbulojnë duke krijuar probleme ndëretnike, dhe duke ju frigesuar juve me rrezik të mundshëm nga Shqiperia dhe Kosova, se gjoja ata ju kanë vërsulur ketij shteti.
Një gjë ta keni të sigurtë ju bashkëqytetarë të mi maqedonas, mos bini pre e provokimeve të klikës së VMRO-s dhe Nikolla Gruevskit se nuk jeni te sulmuar nga askush, sepse po të ishte sadopak e vërtet se jemi të sulmuar nga Shqipëria dhe Kosova, po ju garantoj qe kjo punë moti do të kishte mbarruar dhe ju dhe mbetja nga ky shtet do të ishte vetëm një lagje e ndonjë shteti fqinjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu