Sela nuk zhvillon negociata me LSDM-në, këtë e bën BDI-ja në emër të saj

Këto ditë kur kriza politike po kulmon, kur LSDM dhe BDI po realizojnë takime të përditshme, habitë fakti se Aleanca për Shqiptarët tërësisht i është nënshtruar BDI-së dhe e ka autorizuar plotësisht atë të negociojë edhe në emër të tyre. Jo më larg se javën e kaluar, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në një emision televiziv deklaroi se propozim ligjin për gjuhën shqipe e ka bërë vetë BDI. Kjo edhe më tepër e nxjerr në shesh rolin shumë pasiv të Alenacës në tërë këtë proces dhe e betonon perceptimin në opinion se ajo po shërben vetëm si postier i BDI-së. Pa qëndrim mirë të artikuluar, pa kërkesa dhe qëndrime konsekuente, krijohet përshtypja se ambiciet e verbra për pushtet Aleancën po e çojnë drejt shpërbërjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu