Ekskluzive: Shkatërrohet Aleanca për Shqiptarët, veç e veç negociojnë për qeveri!

RDK e Vesel Memedit është marrë vesh për pjesëmarrje në qeveri, LR PDSH pritet të vendosë sot ose nesër, kurse UNITETI nuk dihet nëse do të jetë në qeveri ose do të mbetet në opozitë. Kështu informojnë burime partiake të kycura në negociatat për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga LSDM-ja, shkruajnë disa portale maqedonase, transmeton Almakos. Këtë mënyrë të negociimit ata e interpretojnë si sinjal se Aleanca për Shqiptarët është afër shpërberjes edhe pse paralajmërohej mundësia për bashkimin e tri partive në një parti të përbashkët. Burime partiake thonë se dy tre ditët në vijim do të tregojnë nëse APSH do të mbijetojë, ose do të shperbehet./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu