Ziadin Sela: Refuzova postin e kryeparlamentarit!

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela sonte ishte i ftuar në studion e ‘’Struga TV’’ ku shpalosi qëndrimet e tij në lidhje me situatën aktuale në bllokun shqiptar pas refuzimit të mandatit për një qeveri me Zoran Zaev nga kryeministri Gjorgje Ivanov.

Sela potencoi se nënshkrimet që i mori nga partia e tij dhe partitë e tjera nuk nënkupton që kjo mbështetje do të jepet edhe atëherë kur deklarata e partive shqiptare të mos merret në konsiderat.

Ndërkohë referuar sulmeve që i vijnë nga VMRO, Sela tha se është ajo parti që para shumë kohësh tentonte të komunikojë dhe të bëjë qeveri edhe me atë.

Ai poashtu potencoi se ka marr ofertë për të drejtuar parlamentin e Maqedonisë nga LSDM-ja dhe se cështja nuk është te postet, por te zbatimi i deklaratës së partive shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu