Ahmeti pas takimit të pasdites me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, ka thënë qe prioritet i partive aktualisht është strategjia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit.
Ai gjithashtu deklaroi se për këtë prioritet është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive.
I pyetur për formimin e qeverisë se re, Ahemti tha se më e ngutshme është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit./albeu.com/