Funksionarë të lartë të VMRO-DPME-së raportohet t’i kenë dhënë dritën jeshile njësiteve speciale “Tigrat” dhe “Ujqërit” për të qëndruar në gatishmëri në rast të ndonjë “puçi” të mundshëm nga BDI dhe LSDM.
“Nga burime të sigurisë marrim vesh se me urdhër të veçantë të tre funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së është dhënë dritë jeshile që njësitet speciale “Tigrat” dhe “Ujqërit” të veshin uniformat policore dhe të fillojnë me veprime operative”, shkruan PlsuInfo.
A po përgatitet udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së për formimin e formacioneve paramilitare që të pengojnë LSDM-në dhe BDI-në të formojnë qeveri?
Në opinionin gjithnjë e më tepër po përhapen zëra se së shpejti mund të pritet edhe skenar i tillë, ndërsa ekziston një ide për ristartim të njësitit special “Luanët”, ka konfirmuar edhe Toni Mihajllovski, anëtar i Lëvizjes Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë (GDOM)./albeu.com/