Deputeti i VMRO-DPMNE -së, Ilija Dimovski, pas takimit koordinues të partive tha se është praktikë që kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime të jetë nga grupi parlamentar që ka më shumë mandate në zgjedhje.
Ai tha se nëse dikush mendon se mund të zgjedhë me forcë kryetarin e Komisionit do të mbajë pasojat.
I pyetur se për çfarë pasoja e ka fjalën Dimovski u përgjigj shkurt “do të shihni në moment”./albeu.com/