Edi Rama i jep përgjigje pyetjes më të sikletshme, ja çfarë do bëjë nëse Meta nuk futet në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin e Eni Vasilit, ka dhënë përgjigje se çfarë do te beje PS nëse Ilir Meta dhe LSI nuk do pranojë të futet në zgjedhje pa opozitën.

“S’flas asnjëherë me nëse sepse nëset s’janë për mua për mua janë faktet dhe mbi bazën e fakteve mund të bëj …”, tha ai.

Eni Vasili: Meta ka thene se zgjedhjet pa opozitën janë me pasoja

Edi Rama: Varet se si e dëgjon dhe kupton Ilir Metën, unë besoj se e dëgjoj dhe kuptoj Ilir Metën. Ne në zgjedhje nuk shkojmë cifte cifte, apo me krushqi, shkojmë me skuadrën dhe liderin e saj, është përgjegjësi e cdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje.

Nëse ka marrë një përgjigje nga kreu i LSI për koalicionin parazgjedhor, Rama u shpreh: S’kam marrë përgjigje se s’kam bërë një pyetje.

Keni bere ftese publike per kete gje, po e diskutoni kete se jemi dy muaj para zgjedhjeve:

“Kur ju shkoni per nje vizite ne nje familje, a i beni pyetjen a po mendoni te ndaheni? Jo se jane nje familje”, u pergjigj Rama./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu