Katrahura e sponzorizuar politike!

Cila është konzistenca politike e opozitarëve fiktiv (BESA e Aleanca). Nuk e kanë këtë konzistencë, përderisa janë nga ata të cilët fillojnë diçka të re sot dhe e lejnë nesër për hir të diçkaje tjetër të re. Fillimisht kritikuan keqeverisjen e interesit publik të shqiptarëve nga BDI, ndërsa në fund përfunduan në koalicion tryezash të parëndësishme me BDI-në, me partinë që në veprim aktual, institucioanlisht kultivon koalicionin me VMRO-në, ndërsa në veprim potencial koketon me LSDM-në, kuptohet, për një bashkëqeverisje tjetër vazale. Ky dualitet politik që aktualisht kultivohet në BDI është i llojit të vet, që realisht nuk mund të shpie në zgjidhje optimale politike, qoftë në kuptim të zgjidhjes së krizës institucionale e aq më pak në kuptim të avansimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve. Opozitarët fiktiv, BESA dhe Aleanca, parapëlqejnë te shëtitin nga një moment politik në një tjeter, me emërues të përbashkët, pushtetin maqedon pa asnjë kusht, sa për të justifikuar demokracinë e brishtë të sistemit politik të Maqedonisë, që në vazhdimësi zhvillohet me premisa diskriminuese ndaj shqiptarëve, dhe jo shtetbërjen shqitpare të Maqedonise me çdo kusht, siç pretendonin në kohën parazgjedhore. Këta opozitarë fiktiv, me sjellje në ngritje të virtualitetit politik dhe zbritje të moralit politik, përplot destruktivitete përbrenda organizimit subjektiv me mish-mash koalicionesh pa kritere, që aktualisht janë në fazën e vdekjes klinike, e devijuan në mënyrë domethënëse idealin e barazisë politike të shqiptarëve, për të cilin ”kinse”, u angazhuan. Me fjalë tjera, humbën nga subjektiviteti i veprimit politik që nënkupton humbje nga kualiteti i artikulimit konzistent të politikëbërjes kombëtare me sens racionaliteti duke u shndëruar në faktor objektiviteti të politikbërjes institucionale e shtetërore me sens vazaliteti. Edhe pse botërisht është e njohur që objektiviteti i referohet mungesës së njëanshmërisë, me reference të filozofisë shkencore, kjo nënkupton edhe shprehje të një qëndrimi nëse ekzistenca e një fenomeni kolektiv nuk varet nga kontrolli i mendjes subjektive dhe kjo pavarësi lineare në mes mendjes subjektive dhe fenomenit kolektiv nuk mund të interpretohet ndryshe, përveç se paaftësi dhe jokompetencë profesionale nga subjekti për të zhvilluar politikë kualitative, konzistente dhe konstante në qëndrime politike që lidhet me menaxhimin e një fenomeni kolektiv. Në këtë kuptim, nga pushtetarët real e potencial (VMRO, LSDM e BDI), u krijua një katrahurë e tillë politike, që prodhoi inercion motivesh pushteti edhe nga opozitarët fiktiv (BESA e Aleanca), me ç’rast, sipas projektit të përbashkët të tyre, shqiptarët duhet të ngelin pa opozitë etnike, pa moral politik e pa forcë reaguese institucionale kundrejt një keqpolitikbërje institucionale nga pushteti potencial. Aq më keq, argumenti mbi bazën e të cilit u ndërtua kjo katrahurë, ishte marëveshja politike, që e shitur në opinion si marëveshje ndërshqiptare, në njërën anë, vetëm se krijoi fiktivisht mekanizmin nacional romantik të koalicionuesve të tryezës (BDI, BESA, Aleanca), për kinse – shtetbërje të Maqedonisë me elemente shqiptare – që në fakt ”marëveshja”, ishte për më shumë – pushtetbërje shqiptare të Maqedonisë me elemente vazale. Ndërsa në anën tjetër kjo marëveshje krijoi inercionin e protestave të pabaza të VMRO-së për thuajse pushtetbërja potenciale e Maqedonisë do na bëheshka me elemete të theksuara shqiptare. Vërtetë katrahurë e sponzorizuar bukur mirë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu