Përderisa deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thurte elozhe për kryetarin e tij, ngjashëm siç bëhej vetëm në kohën e xhaxhit enver, ai në fakt shpalosi edhe një të vërtetë tejet të madhe.
“Në politikë, rëndësi të madhe ka protagonizmi”, tha Grubi, duke u lëvduar se janë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat, edhe nga partitë politike maqedonase, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, që në fakt shpalos edhe qëllimin e BDI-së, të jetë në qendër të vëmendjes në mënyrë që të përfitojë vëmendje dhe poenë politik.
Kësaj iu kundërvu gazetari Xhevdet Pozhari, duke pyetur Grubin se a janë interesat e qytetarëve në rend të parë për BDI-në, apo roli i një protagonisti të rrejshëm.