Ky aksident ka ndodhur në qytetin Chongqing në Kinë ku në aksident janë përfshirë një Veturë Range Rover Evoque dhe një veturë Landwind X7 ku kjo e fundit është shpallur fajtore nga policia.
Por çfarë ka të veçantë në këtë aksident?
Siç edhe mund ta vëreni, vetura e prodhuar në kinë Landwind X7 është një kopje pothuajse origjinale e Range Rover Evoque, ku për ironi ato janë aksidentuar mes vete
Landwind X7 ishte prezantuar në vitin 2014 dhe ka filluar të shitet në vitin e kaluar. Ky model shitet për 18,000 USD për dallim nga modeli origjinal Range Rover Evoque i cili shitet me çmim prej 80,000 USD.
Range Rover kishte provuar që të ndaloj prodhimin e këtij modeli por përkundër të gjitha përpjekjeve ata nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë.