Talat Xhaferi në vitin 2008 është dënuar me gjashtë muaj burgim

Talat Xhaferi në vitin 2008 është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Gjykata në Tetovë e shpalli fajtor për shkak se kishte penguan policin që të ndërhyjë pas tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas vendimit përfundimtar të gjykatës në vitit 2011, Gjykata e Tetovës ka vendosur, atëkohë deputeti Xhaferi, të mos e dërgojë në burg, në qoftë se brenda dy viteve pas vendimit përfundimtar, nuk e bën një krim të ri. Ky kusht skadoi në fund të muajit mars të vitit 2013. Më 18 shkurt, me propozim të kryeministrit Nikolla Gruevski, Talat Xhaferi u zgjodh ministër i Mbrojtjes. Legjislacioni i Maqedonisë nuk kufizon personat që janë dënuar gjatë kryerjes së funksioneve shtetërore ose publike, nëse gjykata, përveç dënimit, nuk ka shqiptuar edhe ndalim për kryerjen e profesionit të caktuar. “Këtu bëhet fjalë për dilemë morale. A duhet që një person që është dënuar për dhunë ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të mbajë post publik? Zyra e prokurorit publik në Tetovë, ka ngritur padi kundër Xhaferi, me numër 325 me datë 25.06.2008, për veprën penale ‘pjesëmarrje në një turmë e cila pengon personin zyrtar-policin në kryerjen e detyrave zyrtare.” Në bazë të nenit 384, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, personat që parandalojnë policin në kryerjen e detyrës së tij, do të dënohen me burgim nga 3 muaj deri në tre vjet, ndërsa lideri i këtij grupi do të dënohet me burgim në kohëzgjatje prej një deri në pesë vjet. Procedurat në gjykatën e Tetovës, dhe më vonë në atë të Gostivarit, ku gjykimi u ankimua, ka zgjatur rreth tre vjet. Gjykata e shkallës së parë në Tetovë me datë 14.10.2010 ka vendosur që Talat Xhaferi, është përgjegjës për parandalimin e policit gjatë intervenimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu