Trajnim: Si mundet gazetari t’i “thyej” dyert e institucioneve, që janë të mbyllura për mediumet?

Shoqata për Zhvillimin e Mediumeve Onlimit Media në bashkëpunim me Gazetën Lajm, mbështetur nga Civica, realizoi me sukses trajnim tre ditor për gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë me temë “Mediumet digjitale – Promovimi i llogaridhënies dhe standardeve gjatë investigimit”.

Trajnimi u realizua nga profesori Qashif Bakiu dhe gazetarët Isen Saliu e Xhenis Sulimani, me asistim të ekspertit për shkenca juridike, Ilir Zajazi.

Temë e cila u imponua edhe nga ana e studentëve dhe gazetarëve që morën pjesë në trajnim, ishte se si të ruhet hapi me dinamikën e gazetarisë moderne digjitale, por njëkohësisht të respektohen parimet e kodit gazetaresk, si dhe të mos shkelen normat juridike. Gjatë trajnimit u vërejt edhe interesim i madh i pjesëmarrësve lidhur me mundësitë se si mund të tejkalohen më së lehti barrierat për të arritur deri te një informacion me interes publik, në një vend si Maqedonia ku ekzistojnë institucione të mbyllura për mediumet.

Konstatim i pjesëmarrësve në trajnim ishte se gazetarëve të rinj në Maqedoni u nevojiten një sërë trajnimesh të këtilla, sepse si vend ku liria e shprehjes ka shënuar rënie të madhe vitet e fundit, gazetarët për çdo ditë përballen me pengesa institucionale për investigim të informacioneve, por edhe me mundësi që të paditen për shkak të raportimit të tyre në mediume.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu