Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Françesk Radi është paraqitur në urgjencë gjatë natës dhe tani ndodhet në Reanimacionin qendror të QSUT-së. 67 vjeç ka pësuar një hemoragji cerebrale (gjakderdhje në tru), thanë burimet zyrtare nga ky spital për Opinion.al.
Bashkëshortja, Tefta Radi ndodhet pranë tij dhe apelon për ta nisur jashtë shtetit.