Në këtë mision për të zbuluar qëllimin e jetës, shumë njerëz janë mbështetur tek religjioni.
Kurani besohet se kishte zbritur tek profeti Muhammed në shekullin e 7-të.
Shkenca në atë kohe ishte primitive, nuk kishte teleskop, mikroskop apo çfarëdo paisje tjetër që i afrohet teknologjisë së sotit.
Gjëja më interesante rreth Kuranit është se përmban shumë fakte shkencore, duke filluar nga astronomia, biologjia, gjeologjia etj.
Më poshtë janë 6 fakte interesante që ndoshta ju nuk i keni ditur për Kuranin e që faktoman i sjell për ju:
1. Origjina e jetës
Uji është gjëja thelbësore e çdo gjallese.
Ne të gjithë e dijmë se uji është vital për jetën, por në Kuran shkruan diçka krejt të pazakonshme:
“Ne e kemi krijuar çdo gjallesë nga uji. A e besoni këtë?”
Këtu në Kuran dëshmohet se uji është origjina e jetës.
Të gjitha gjallesat janë të krijuara nga qelizat.
Ne e dimë se qelizat janë thuajse të gjitha të përbëra nga uji.
Fakti se uji është përbërësi më i madh i të gjitha gjallesave është zbuluar vetëm pas shpikjes së mikroskopit.
Në shkretëtirat e Arabisë, gjëja e fundit që ata do të mendonin do të ishte se jeta vie nga uji.
2. Hekuri
Hekuri nuk është diçka natyrale në tokë.
Nuk është diçka që është krijuar nga natyra por është diçka që ka ardhur nga hapësira.
Kjo mund të ju duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se miliona vite më parë toka ishte goditur nga meteor.
Ata meteor përmbanin në vete Hekur nga yje të largët që kishin shpërthyer.
Në Kuran thuhet kështu:
“Ne kemi dërguar Hekurin bashkë me forcën e tij dhe përfitimet që sjell për njerëzimin”
3. Mbrojtja e qiellit
Qielli luan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e tokës.
Qielli mbron tokën nga rrezet vdekjeprurëse të diellit.
Nëse qielli nuk do të kishte ekzistuar, i gjithë njerëzimi do të vdiste si pasojë e rrezatimit të diellit.
Temperatura përmbi qiellin është rreth -270 C.
Nëse kjo temperaturë do të arrinte në tokë, atëherë i gjithë planeti do të ngrihej për një moment.
Sa i përket mbrojtjes së qiellit, në Kuran shkruhet kështu:
“Ne e kemi bërë qiellin një tavan mbrojtës dhe prapë ata (pabesimtarët) ua kthejnë shpinën shenjave tona”.
4. Zgjerimi i universit
Në një kohë kur shkenca e Astronomisë ishte ende primitive, zgjerimi i universit përshkruhej në Kuran kështu:
“Dhe jemi ne ata të cilët e kemi krijuar universin e të cilin vazhdojmë ta zgjerojmë me fuqinë tonë.”
Fakti që universi është gjithmonë duke u zgjeruar është zbuluar në shekullin e kaluar.
Fizikani i njohur Stephen Hawking në librin e tij shkruan:
“Zbulimi se universi është gjithmonë duke u zgjeruar, është një nga revolucionet intelektuale më të mëdha të shekullit 20”.
Kurani ka përmendur zgjerimin e universit në atë kohë, kur nuk kishte qenë i zbuluar as teleskopi.
5. Sistemi Diellor
Në vitin 1512 astronomi Nicholas Copernicus kishte jap teorinë e tij se Dielli është i palëvizshëm në qendër të sistemit diellor dhe se planetët sillen rreth tij.
Kjo teori se planetet sillen rreth Diellit ishte e përhapur deri në shekullin 20.
Tani është e vërtetuar shkencërisht me të gjitha mjetet e reja teknologjike se Dielli nuk është i palëvizshëm, por sillet rreth qendrës së galaktikës sonë.
Në Kuran shkruhet për sistemin Diellor kështu:
“Është Ai i cili krijoj ditën dhe natën, Diellin dhe Hënën, secila duke lëvizur në orbitën e vet.”
6. Oqeani
“Errësira në oqeanet e thella të mbuluara me ujë përmbi të cilat janë dallgët, përmbi të cilave janë valët, përmbi të cilave janë retë, shtresa të errësirës, një mbi tjetrën. Kur dikush vë dorën aty, ai me vështirësi e sheh. Atyre Zoti nuk ju jep dritë, ata nuk kanë dritë”
Të gjithë ne mendojmë se dallgët ndodhin vetëm në sipërfaqen e oqeanit.
Sidoqoftë studiuesit e oqeanit kanë zbuluar se ka intervale të dallgëve edhe ndër sipërfaqen e oqeanit.
Këto mund të shihen vetëm me mjete të specializuara, por jo me sytë e njeriut.
Në Kuran përmendet errësira në oqeanin e thellë, përmbi të cilin janë dallgët, përmbi të cilave janë valët dhe pastaj retë mbi to.
Ky përshkrim është i jashtëzakonshëm për shkak se jo vetëm që tregon për valët mbi oqeanin, por tregon edhe për errësirën në thellësinë e oqeanit.
Një qenie njerëzore nuk mund të zhytet më shumë se 70 metra pa mjete të frymëmarrjes.
Drita është prezente në thellësi, por nëse shkojmë më thellë se 1000 metra është komplet errësirë.
1400 vite më parë nuk kishte nëndetëse ose mjete të specializuara për të zbuluar dallgët e brendshme apo errësirën thellë në oqeane.
I qofshim fale zotit ,qe beri mbrekullira ne bote, qe te jetoj njerezimi.Faleminderit OZOT