Zoran Zaev jo më larg se një vit e gjysmë më parë akuzonte Talat Xhaferin si gënjeshtarë, ndërsa tani po i njëjti propozohet nga partia e tij për kryetar të Kuvendit. Madje, në paraqitjen e tij televizive në Kanal 5, Zaev për Xhaferin thotë se ai është një njeri me kapacitet. Por si ka mundësi të bëhet një ndryshim i tillë radikal. A thua është fakti se Zaev vlerëson se duke parë të kaluarën e Talat Xhaferit do ta ketë më lehtë për ta kontrolluar atë. Në opinion vetëm se po shtohen pakënaqësitë në lidhje me këtë ndryshim radikal të LSDM-së në konfront me BDI-në. Sipas tyre fajtorë për gjendjen në të cilën është shteti është edhe BDi-ja njejt si VMRO-DPMNE. Nuk është e mundshme që sipas tyre të amnistohen figurat kyçe të BDI-së dhe tani të shtiren si “reformator”. I tillë është rasti me Talat Xhaferin, ndërsa po flitet se edhe Musa Xhaferi është në kombinatorikat për tu rikthyer në postin e ndonjë ministri. Ndërsa sa i përket Talat Xhaferit kujtojmë se në vitin 2008 është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht. Gjykata në Tetovë e shpalli fajtor për shkak se kishte penguan policin që të ndërhyjë pas tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.