A janë paguar dëmshpërblimet? Komuna e Tetovës hesht për Shipkovicën

Komuna e Tetovës vazhdon të hesht edhe tre ditë pas deklaratës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili gjatë vizitës së tij në Shipkovicë, banorëve të dëmtuar nga vërshimet të cilët u ankuan se nuk kanë marrë akoma kompensimin financiar, ju përgjigj me fjalët se Qeveria ka kryer obligimin e vetë duke lëshuar 33 milion denarë në llogari të Komunës së Tetovës dhe se këta të fundit duhet të kryejnë tani pjesën e vetë të obligimit. Qytetarët u ankuan jo vetëm për mospagesën e kompensimit, por edhe për mossanimin e pasojave që lanë pas vërshimet e një viti më parë që morën edhe jetë njerëzish.

“Qeveria lëshoi rreth 25 milion denarë në dhjetor, më pas u konstatua se nevojiten edhe rreth 8 milion e gjysëm pasi ka pasur ndonjë gabim nga byroja për ekspertizë ligjore dhe në korrik janë lëshuar edhe ato mjete Komunës së Tetovës. Kështu që këto mjete janë në pagesë e sipër ose do të duhet të paguhen shumë shpejt. Në këtë aspect, sa jam I informuar nga kompetentët Qeveria e ka kryer obligimin e vetë, ndërsa pjesën tjetër të obligimit duhet ta kryejë Komuna”, tha ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Nga Komuna e Tetovës ishin të pakapshëm gjatë tërë ditës si në telefonat zyrtarë të kabinetit të kryetares Teuta Arifi, ashtu edhe në ato zyrtar dhe personal ë shërbimit për marëdhënie me opinionin. Nga kabineti i Arifit nuk u përgjigjën as në pyetjet të cilat në formë zyrtare ua nisëm në tre email adresat zyrtare:

“Sa para keni pranuan nga Qeveria dhe sa para u janë shpërnda ne forme kompensimi banoreve të zonave të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar. Sa para janë investuar edhe në sanimin e dëmeve në rrugë, urra dhe objekte të tjera”, ishte njëra nga pyetjet e drejtuar kabinetit të Teuta Arifit.

Ndërkohë përveç mjeteve të lëshuara nga Qeveria për vendet e prekura nga vërshimet e vitit të kaluar, janë zhvilluar edhe shumë aktivitete humanitare për grumbullim të ndihmave në produkte si dhe para. Një aksion i këtillë vazhdon edhe sot e kësaj dite përmes faqes zyrtare të Komunës së Tetovës. Televizioni Shenja pyeti autoritetet komunale edhe për shumën e grumbulluar deri më tani përmes këtij aksioni, por deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë përgjigje. /Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu