Bilall Kasami: Marrëveshja e LSDM-së me BDI-në shkon në favor të VMRO-së

I ftuar në emisionin Click Plus kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në parlament theksoi se marrëveshja ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së para vazhdimit të seancës konstituive shkon në favor të VMRO-së. Ai më tej gjatë shtjellimit të argumenteve ndau shqetësimin se me aktivitetin e tyre në parlament, me fjalimet e tyre këto parti po i ndihmojnë skenarit të VMRO-së për prolongimin e kësaj seance në pafundësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu