Bie në ujë fitorja 1:0 e Mlada Boleslav përballë Shkëndijës, pasi djelmoshat kuqezi tani më kanë shënuar dhe një sukses tjetër, duke vazhduar të shkruajnë historinë e klubit në arenën ndërkombëtare, pasi janë kualifikuar për herë të parë në fazën e “Play-Off”-it në kuadër të garave të Ligës së Evropës.
Shkëndija për në Çeki kishte udhëtuar më dy gola diferencë, që ka dalë të jetë e mjaftueshme për kualifikim. Të përzgjedhurit e trajnerit Bruno Akrapoviq, mirë luajtën gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në 45 minutat e para arritën që të ruajnë portën e tyre pa pranuar gol. Edhe pjesa e dytë ishte e mirë për Shkëndijën, e cila luajti me shumë mençuri këtë takim, duke menaxhuar mirë në secilën pjesë të lojës.
Ishte Lukas Magera ai i cili i kishte dhënë shpresë skuadrës së tij kur shënoi për 1:0 në minutën e 82-të. Deri në fund të ndeshjes çekut tentuan edhe disa herë të rrezikojnë portën e Shkëndijës, por nuk arritën të bëjnë asgjë më shumë. Kështu tani Shkëndija arrin të kualifikohet në fazën e “Play-Off”-it, kur nesër pritet që të mësojë edhe kundërshtarin e radhës, për të provuar që për herë të parë një skuadër nga Maqedonia të futet në garat grupeve të Ligës së Evropës.